Fjalë Kyçe

Iliri: Nëse Donaldi do i qëndronte besnik Borës do kishte fituar

Iliri: Nëse Donaldi do i qëndronte besnik Borës do kishte fituar

Ilir Shaqiri ka folur në Top Albania Radio për çmimin e madh të Big Brother Vip. Iliri tha se nëse Donaldi do i kishte qëndruar deri në fund besnik lidhjes me Borën do ta kishte fituar çmimin e madh.

“Në qoftë se Donaldi do të kishte qenë inteligjent dhe ta kishte fokusuar veten në situatën me Borën, unë mendoj që do të fitonte. Nuk ndërhyra në raportin e tij me Beatrix sepse nuk kam dashur të interferoj në një lidhje.

Donaldit ia thashë që mund ta kishte zhvilluar, mbajtur, interpretuar deri në fund atë që nisi me Borën, por nëse do ta kishte bërë mendoj që publiku do i kishte dhënë atë çmimin që aq shumë dëshironte. Për sa i përket lidhjes me Trixën, nuk e kam mbështetur sepse nuk mbështes dashuritë që nisin brenda shtëpisë”, tha Iliri.

Sa i përket lidhjes së Donaldit me Beatrix, Iliri u shpreh se kjo e fundit ishte shumë e dhënë pas aktorit.

“Por kam shprehur që si ndjesi shikoja një Beatrix supër të dhënë, një Donald shumë të ëmbël në drejtimin e saj dhe nuk kam dashur ta komentoj sepse duke goditur, përdorur, shfrytëzuar këtë lloj situate, do të kisha dëmtuar vetveten. Kjo mund të ketë qenë një lloj strategjie që duke mos komentuar lidhjen Donald-Beatrix, u gjenda jashtë komenteve, por në sytë e tyre unë shikoja alkimi. Me daljen e Trixës nisi një lloj krisje. Beatrix është një person shumë i dashur që jepet, Donaldi e kishte mendjen më shumë te loja se te dashuria”, deklaroi ai.