Fjalë Kyçe

Imami kosovar: Në Arabi ua mësuan fjalët “shkatërroji jomyslimanët”

Imami kosovar: Në Arabi ua mësuan fjalët “shkatërroji jomyslimanët”

Hoxha nga Podujeva, Bekim Jashari, përmes një shkrimi në Facebook ka treguar se çfarë u ligjëronte imami, gjatë studimeve të tij në vendet arabe.

Jashari ka thënë se në çdo  namaz të xhumasë, imami e mbaronte ligjërimin ”O Zot shkaterroj jo myslimanet etj.”.

“Le te me demantojne koleget nese nuk po e them te verteten…!Nje gjuhe e tille nuk eshte Islame e as njerezore e ky model nuk na duhet neve Shqiptareve…!’, shkruan Jashari në Facebook.

Postimi i plotë:

Per disa vite radhazi te studimeve te mia Islame ne vendet arabe, ajo qe me ka bere pershtypje te tmerrshme eshte fakti se ne cdo namaz te xhumase imami e mbaronte ligjerimin me : O Zot shkaterroj jo myslimanet etj..
Le te me demantojne koleget nese nuk po e them te verteten…!
Nje gjuhe e tille nuk eshte Islame e as njerezore e ky model nuk na duhet neve Shqiptareve…!