Fjalë Kyçe

Imer Mushkolaj: Partitë tjera nuk do të kenë “shpëtim” nga Vetëvendosje

Imer Mushkolaj: Partitë tjera nuk do të kenë “shpëtim” nga Vetëvendosje

Analisti Imer Mushkolaj thotë se LDK nuk është e gatshme për zgjedhje të reja parlamentare.

Mushkolaj ka thënë se pas humbjes në Podujevë LDK aspak nuk është e gatshme për zgjedhje të reja.

“Nga kjo humbje e madhe, LDK është e vështirë të këndellet. Podujeva tashmë është ndër pesë komunat më të mëdha në Kosovë”, tha ai në “Debat Plus”, përcjell Telegrafi.

Analisti thotë se është mirë që pas 20 vitesh është thyer bastioni i Podujevës.

“Mos të mendojë dikush se qytetari ua ka borxh votën përgjithmonë”.

Mushkolaj thotë se subjektet tjera politike “nuk do të kenë shpëtim sa i përket rritjes së Vetëvendosjes”.

Analisti thotë se LDK e ka pasur rastin të “shpëlahet” në koalicion me Vetëvendosjen por që sipas tij të gjithë këtë e ka prishur Agim Veliu.