Fjalë Kyçe

Imri Ahmeti pritet me lule nga punëtorët e komunës

Imri Ahmeti pritet me lule nga punëtorët e komunës

Kryetari aktual i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka fituar edhe një mandat tjetër në krye të kësaj komune.

Ahmeti në zgjedhjet lokale të 17 tetorit ka fituar me 14 mijë e 412 vota, apo 56.45%.

I dyti në këtë garë ka dalë Adnan Rrustemi nga LVV-ja me 22.96 për qind të votave.

Pas fitores, Ahmeti është pritur me lule e urime nga zyrtarët e komunës të cilën do ta udhëheq edhe për katër vitet e ardhshme.