Prindërit që ishin gjysmë motër dhe vëlla, pasi që I kanë vrarë dy fëmijët e tyre 13 dhe 14 vjeçar, ata kanë tentuar t’i vrasin edhe 4 fëmijët e tjerë. Ata janë dënuar me burgim të përjetshëm.
Ata ishin motër dhe vëlla për nga nëna e tyre. Fëmijët e mbijetuar, të traumuaizuar, i kanë thënë punëtorëve social se kanë frikë se edhe ata do behën vrasës dhe shpresojnë që prindërit e tyre të qëndrojnë në burg për 300 vite.
Një nënë e djallëzuar dhe gjysmë vëllai i saj, janë dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen e dy djemve të tyre dhe tentimin e vrasjes se edhe 4 të tjerë, që i kishin nga një lidhje incesti.
Sarah Barrass dhe gjysmë vëllai i saj kanë tentuar ti vrasin fëmijët e tyre, me idenë që mos t’i japin tek sistemi i përkujdesjes.
Dy më të vjetrit Blake 14 dhe Tristan 13 janë gjetur të shtirë me lëndime fatale në shtretërit e tyre kur policia e Sheffiled arriti Brenda, shkruan Daily Mail, përcjellë Gazeta Alo.
Një nga fëmijët e mbijetuar u tha punonjësve socialë se ata ishin ‘të shqetësuar se do të bëheshin një vrasës kur të ishin më të rritur sepse kjo është ajo që bëri nëna e tij dhe Brandon’ dhe shtoi se ata donin që prindërit e tyre të shkonin në burg për ‘300 vjet’.