Një person raportohet të jetë qëlluar me armë zjarri në urën e Londrës, që është në qendër të kryeqytetit britanik.
“Jemi në fazën e hershme të trajtimit të një incidenti në urën e Londrës”, tha policia, duke shtuar se një person është arrestuar.
“Duket se dikush është qëlluar”, tha në anën tjetër një zëdhënës i policisë.
Ura është rrethuar nga forcat e rendit, ndërsa rrjeti televiziv CNN raporton për një numër njerëzish të plagosur.
Një gazetar i BBC-së tha se ka parë disa njerëz duke u grindur në urë.
Policia më pas ka arritur në vendin e ngjarjes, tha gazetari.