Në 132 fshatra indiane asnjë vajzë nuk ka lindur tre mujorin e fundit dhe banorët vendas shprehen se i frikësohen përzgjedhjes selektive me bazë gjinore.
Shoqëria patriarkale i sheh djemtë si burim në një të ardhme, e në krahun vajzat i shohin si ‘barrë’, si pasojë asnjë prej 216 fëmijëve të lindur nëpër 132 fshatra nuk ishin vajza, informacion ky i zbuluar nga autoritetet në Uttarkashi, India veriore.
Këta zyrtarë kanë bërë më dije se kanë nisur një hetim rreth kësaj çështje, frikën që prindërit kanë hasur ndaj aborteve seksuale.
Ky hetim synon të japë një panoramë të abortit selektiv në Indi, shkaqet e këtij fenomeni, si dhe të japë rekomandime për ndryshime në nivel ligjor, por edhe në ngritjen e strukturave përkatëse për ta luftuar këtë fenomen.
Kujtojmë se, India ka ndaluar abortin selektiv të seksit në vitin 1994, por mesa duket vazhdon ende të kryhet pasi femrat konsiderohen si një barrë financiare.
Në anën tjetër djemtë janë të favorizuar sepse shihen si shtylla kryesore në shtëpi si dhe krenari për familjen.