Në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nuk është i shtrirë asnjë pacient i komunitetit serb i infektuar me koronavirus, ka bërë të ditur për klankosova.tv infektologu, Valbon Krasniqi.
“Për momentin ne në Klinikën Infektive nuk kemi ndonjë qytetar të komunitetit serb që është duke u trajtuar”, theksoi Krasniqi.
Më herët u njoftua se dy persona në Mitrovicën e Veriut kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus.
Epidemiologu, Aleksandar Antonieviq ka konfirmuar për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, se bëhet fjalë për një qytetar nga Mitrovica e Veriut dhe një nga Leposaviqi, të cilët janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.