Është bërë e ditur se Gjermania ka regjistruar numrin e saj më të lartë të infeksioneve të koronavirusit në një ditë të vetme, sipas të dhënave nga Qendra e vendit për Kontrollin e Sëmundjeve.
Ndërkohë sipas shifrave të publikuara këtë mëngjes, 23,542 raste të COVID-19 u identifikuan në 24 orët e fundit. 218 persona të tjerë vdiqën nga virusi të enjten, duke e çuar numrin e të vdekurve në 12.200, raporton CNN, përcjell albinfo.ch.
Gjermania është vetëm një nga shumë vendet evropiane që sheh një rritje të re në rastet kur dimri po afrohet.
Deri më tani, ka pasur 762,832 raste të COVID-19 në vend, sipas vlerësimit global të Universitetit Johns Hopkins.