Fjalë Kyçe

Infektohen me koronavirus 12 punonjës në një kopsht të fëmijëve

Infektohen me koronavirus 12 punonjës në një kopsht të fëmijëve

Në pjesën e veriut të Mitrovicës, 12 punonjës të një institucioni parashkollor janë infektuar me virusin korona.

Bëhet fjale për institucionin parashkollor “Vukica Mitrović” në Leskovac, transmeton lajmi.net.

Ky informacion është konfirmuar nga epidemiologu i Institutit për Shëndet Publik të pjesës veriore të Kosovës, Zorana Kuliq.

“Kemi kemi bërë teste edhe të gjashtë edukatorëve të tjerë për arsye parandaluese dhe për shkak të sigurisë së fëmijëve dhe kolegëve të tjerë në kopsht”, tha Kuliç për RTS-në.