Fjalë Kyçe

Infektohen me koronavirus mjekët e qendrës mjekësore në lagjen Mati në Prishtinë

Infektohen me koronavirus mjekët e qendrës mjekësore në lagjen Mati në Prishtinë

Pesë anëtarë të personelit shëndetësor të Prishtinës kanë rezultuar sot pozitiv në testet për virusin COVID-19.

Drejtori i Shëndetësisë, Bujar Gashi, ka thënë në emisionin 038 në KTV se të prekurit janë një mjek, tre infermierë dhe një laborant.

Sipas Gashit tre prej tyre punojnë në Qendrën Mjekësore në lagjen Mati 1 dhe dy tjerë në QKMF.

Gjatë ditës së djeshme janë raportuar gjithsej 69 raste të reja me koronavirus.