Fjalë Kyçe

Infektohet me koronavirus edhe një punëtor i KEK-ut

Infektohet me koronavirus edhe një punëtor i KEK-ut

Zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli në një prononcim të shkurtër për RTV Dukagjinin ka thënë se rasti i ri në Fushë Kosovë nuk lidhet me familjen pesë anëtarëshe që rezultuan të infektuar me coronavirus.

Topalli thotë se rasti i ri është nga fshati Miradi e Epërme dhe në bazë të dhënëve nga IKSHPK është rast konktakti.

“Personi në fjalë është punëtor në Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës (KEK)”, deklaroi Topalli, përcjell Telegrafi.

Në bazë të dhënave të publikuara numri i përgjithshëm i rasteve me coronavirus në Fushë Kosovë ka shkuar në 14, ku tetë prej tyre janë shëruar kohë më parë, ndërsa pos një familje pesë anëtarëshe me rastin e sotëm numri i rasteve aktive në Fushë Kosovë shkon në gjashtë.