Fjalë Kyçe

Infektohet me koronavirus një prokurore në Pejë

Infektohet me koronavirus një prokurore në Pejë

Një prokuror i shtetit ka rezultuar pozitiv në testimin e bërë për virusin COVID-19, ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Sipas tij, me rekomandime të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publik në Kosovë, një pjesë e stafit që kanë pasur kontakt me personin e infektuar, janë vetë-izoluar.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës pas kësaj situate të krijuar, ka kërkuar të veprohet sipas Planit për Menaxhimit të Krizës të hartuar nga Kryeprokurori i Shtetit dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës. Një pjesë e punës është pezulluar për shkaqe sigurie, ndërsa tutje do veprojmë sipas koordinimit me Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publik në Kosovë, ku pritet të bëhen testimet e stafit të Prokurorisë Themelore të Pejës”.

“Gjithashtu, sot do bëhet dezinfektimi i gjitha hapësirave në objektin e Prokurorisë Themelore të Pejës”, ka thënë Nikçi.