Fjalë Kyçe

Infektologu francez: Covid-19 nuk vret më, për çka na duhet vaksina

Infektologu francez: Covid-19 nuk vret më, për çka na duhet vaksina

Infektologu francez Didier Raul, ka nxitur polemika sërish pasi deklaroi se bota nuk ka nevojë më për vaksinë, ngase virusi nuk është më i dëmshëm si më parë.

“Nëse sëmundja mbetet siç është tani, unë nuk mendoj se dikush do të dëshirojë të vaksinohet kundër diçkaje që nuk vret”, tha infektologu francez  duke shkaktuar polemika të shumta

Ai gjithashtu deklaroi se virusi tani është shumë më i padëmshëm sesa në shkurt ose mars.

Në të njëjtën kohë, profesori i famshëm nga Marseja theksoi se kjo nuk do të thotë se ai është kundër vaksinës e vaksinimit.

Raul shpjegon rritjen e numrit të rasteve pozitive kohët e fundit me faktin se tani janë duke u testuar më shumë njerëz.

“Kjo sëmundje nuk është më vdekjeprurëse sesa sëmundjet e tjera virale të frymëmarrjes, shkalla e vdekshmërisë është nën dy përqind”, tha Raul, i cili është drejtori i Klinikës Mesdhetare Infektive të Sëmundjeve në Marsejë.

Problemi, sipas tij, lind sepse ky virus është i panjohur. Ai nuk qëndroi “në vijë” edhe kur bëhet fjalë për maska.  Raoul, megjithatë, beson se do të ishte më mirë nëse rekomandohej mbajtja e tyre, dhe jo të imponohej si detyrim, duke besuar se kjo mund të krijonte konflikte në shoqëri.

Shumë nga kolegët e tij francezë e kritikojnë për atë që tha, duke theksuar se gripi dhe Covid-19 nuk mund të jenë të njëjtë, për më tepër ata e kanë kritikuar atë për këto deklarata pikërisht kur shumë shtet po përgatiten të përballen me një valë të dytë të koronavirusit.