Fjalë Kyçe

Infektologu kosovar tregon për masat që duhet marrë për t’u mbrojtur nga koronavirusi

Infektologu kosovar tregon për masat që duhet marrë për t’u mbrojtur nga koronavirusi

Infektologu kosovar, Valbon Krasniqi, ka treguar në lidhje me masat që duhet marrë për t’u mbrojtur nga rastet e koronavirusit, duke theksuar se deri më tani nuk ka asnjë rast me këtë virus vdekjeprurës në Kosovë.

Krasniqi ka dhënë detaje se si duhet të mbrohemi nga ky virus, duke shtuar se Kosova nuk është e kursyer nga koronavirusi, pasi që mënyra se si përhapet është lehtë e prekshme edhe për vendin tonë.

“Jo vetëm ky virus por çdo agjent tjetër që përhapet nga ajri bën që as Kosova nuk është vendi i kursyer. Për t’u infektuar duhet të ekzistoj kontakti me ndonjë person të infektuar, përmes ajrit, teshtitjes, kollitjes. Të shmangim kontaktin me persona që janë konfirmuar me këtë virus, të shmangim udhëtimet dhe të kujdesemi për higjienën personale”, ka thënë ai në Frontal.

Krasniqi tutje ka deklaruar edhe për rastet e dyshuara me këtë virus në vendin tonë, ku së fundmi sot u raportua për një grua bëri analizat në QKUK, rezultatet e të cilave dolën negative.

Ai ka thënë se secili nga ta ka pasur një histori udhëtimesh në vendet ku janë paraqitur rastet me koronavirus dhe në këtë mënyrë janë paraqitur në QKUK për të hequr dyshimet dhe për të gjithë këto raste rezultatet e analizave kanë dalë negativ.