Fjalë Kyçe

Infektologu Sylejmani: Gjendja në spitale dhe klinika është rënduar shumë

Infektologu Sylejmani: Gjendja në spitale dhe klinika është rënduar shumë

Infektologu nga Spitali i Gjakovës, Afrim Sylejmani, është i shqetësuar me rritjen e numrit të të infektuarve dhe të hospitalizuarve me COVID-19.

Përmes faqes së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ai fton qytetarët që të vaksinohen sa më shumë.

Sipas tij, vaksina shpëton jetë dhe është e vetmja mundësi për ta fituar betejën me Pandeminë COVID-19.

“COVID-19 po merr jetën e më të dashurve tanë! Gjendja në spitale dhe klinika është rënduar shumë. Vaksina Shpëton jetë! Ftoj të gjithë, pa dallim, ftoj qytetarët e Gjakovës të vaksinohen sa më shpejt e sa më shumë”, ka thënë për faqen e SHSKUK-së Sylejmani.