Fjalë Kyçe

Infektologu Tolaj tregon se sa janë të sigurta vaksinat anti-COVID

Infektologu Tolaj tregon se sa janë të sigurta vaksinat anti-COVID

Derisa Kosova pritet të furnizohet me vaksina, ka shumë qytetarë të cilët janë shprehur se nuk do të vaksinohen për shkak se nuk i besojnë atyre, raporton Gazeta Express.

Infektologu Ilir Tolaj, i ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ka thënë se vaksinat janë shumë të sigurta dhe duhet të merren nga qytetarët.

“Vaksinat duhet të merren, ato janë të sigurta. Teknologjia e prodhimit të vaksinave është që 10 vite dhe që atëherë qendrat e hulumtimit të vaksinave e praktikojnë atë”, tha ai.

Përndryshe, Tolaj ka folur edhe për variantet e reja të COVID-19 të cilat kanë filluar të përhapen në botë.

Ai ka thënë se variant i ri i Afrikës së Jugut është më rezistentë dhe më problematikë, por që ai thotë se nuk pret që ai të jetë i pranishëm në vend.

“Varianti britanik nuk po del që është shumë problematikë. Më problematikë është variant i Afrikës së Jugut i cili po del të jetë më rezistentë. Megjithatë nuk pres që në aspektin afatgjatë do të shkaktojnë probleme. Variantin e Afrikës së Jugut nuk besoj që do ta kemi”, ka thënë ai.