Fjalë Kyçe

Infermieri në QKUK u therr nga pacienti që shkoi për të ia pastruar plagën

Infermieri në QKUK u therr nga pacienti që shkoi për të ia pastruar plagën

Një infermier në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është therrur sot gjatë orarit të punës nga një pacient.

Infermieri është sulmuar në dhomën e teknikëve në Kliniken e Urologjisë nga një pacient i cili ishte operuar ditë më parë dhe sot kishte shkuar për të pastruar plagën.

Këtë e konfirmoi për mediat mjeku kujdestar, urogolu Avni Fetahu.

Fetahu tregoi se i dyshuari është moshë e re pasi që në klinike kishte shkuar bashkë me nënën e tij dhe pas një debati që kanë pasur i dyshuari ka sulmuar me thikë infermierin në pjesën e abdomenit të majtë.

Sipas Fetahut i dyshuari e bëri gjithë aktin në prezencën e nënës së tij e pastaj ka ikur.

Policia e Kosovës është ende në QKUK duke ekzaminuar vendin e ngjarjes.