Fjalë Kyçe

Infermierja dy herë doli negativ në test, pastaj bëri CT-në për të zbuluar për pasojat e virusit në mushkëri

Infermierja dy herë doli negativ në test, pastaj bëri CT-në për të zbuluar për pasojat e virusit në mushkëri

Një infermiere në Teksas të SHBA-ve, ka gjetur vetën ngjashëm me pozitën që shumica e pacientëve me të cilët i kaloi javë të tëra duke i trajtuar – u hospitalizua me COVID-19 edhe pse kishte rezultuar negative në testin e coronavirusit, raporton CNN.

Heather Valentine, 24-vjeçe, nuk është e sigurtë se nga kush mund ta ketë marrë virusin, madje habitet se si është e mundur që dikush mund të ketë pasur simptoma e mos t’i ketë treguar, transmeton Telegrafi.

Valentine ndjeu lodhje të madhe një javë më parë pasi prej ditësh punonte shumë në ndërrimin e natës në spitalin e Houstonit, por kurrë nuk kishte menduar aq shumë për këtë derisa i tërë trupi i saj u pushtua nga dhimbja, lodhja dhe kolla që iu shfaq befasisht.

Ajo menjëherë bëri testin e antitrupave, që rezultoi të jetë negativë. Testi i antitrupave mund të ndihmojë në identifikimin e infeksioneve të fundit në organizëm, por edhe pse antitrupat shpesh janë prezent, testi mund të dëshmojë të kundërtën, të paktën kështu pretendojnë në Qendrën amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve.

Të nesërmen, ajo bëri testin viral që gjithashtu rezultoi të jetë negativ. Çështja e mostrave, testimi apo koha e testimit mund të qojnë në teste negative të rrejshme. Megjithatë nuk dihet nëse ajo i është nënshtruar për herë të dytë këtyre testeve.

Mjeku i saj Joseph Varon, i kishte telefonuar Valentine për ta pyetur nëse mund të shfaqet në klinikë për ta bërë një CT. E me rëntgenografi janë zbuluar pasojat që i kishte shkaktuar virusi në mushkëri. Valentine është ende në spital, por ka pranuar se është shumë më mirë sesa që ishte në fillim kur u pranua në spital.