Fjalë Kyçe

Inicim i procedurës disiplinore edhe ndaj Ismet Munishit

Inicim i procedurës disiplinore edhe ndaj Ismet Munishit

Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 02.04.2019, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

V E N D I M

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 23-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj personit zyrtar të KF “Liria”, Liridon Ndrecaj me nr ID 011386M91 (motivi- largim nga fusha shkaku i kundërshtimit gjatë ndeshjes KF “Liria” – KF “Llapi”, e zhvilluar në Prizren me datë 29.03.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

2.Ndaj ndimëstrajnerit të KF “Bashkimi” Shefket Canaj me nr lic 009406M61 (motivi- shkaku i fyerjes së treshes së referëve pas përfundimit të ndeshjes KF “Besa” – KF “Bashkimi” (K) e zhvilluar në Pejë me datë 31.03.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

3.Ndaj kryetrajnerit të KF “Vëllaznimi” Ismet Munishi me nr licence UEFA –A 0282 (motivi – pas përfundimit të ndeshjes në korridorin e lokaleve ofendon gjyqtarët e ndeshjes KF “Vëllaznimi” – KF “Onix” e zhvilluar në Gjakovë me datë 31.03.2019)

4.Ndaj KF “Arbëria” (motivi- lëshim në organizimin e ndeshjes ku në min e 21 ka pasur hedhje të një shishe plastike Pvc në drejtim të asistentit të dytë si dhe pas përfundimit të ndeshjes disa shikues tentuan të sulmojnë portierin dhe disa lojtarë mysafirë, por falë intervenimit të policisë dhe personave përgjegjës të KF “Arbëria” gjithçka përfundoi si është më së miri në ndeshjen KF “Arbëria” – KF “Ramiz Sadiku”) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

5.Ndaj ndimëstrajnerit të KF “Dukagjini” Skender Gashi me nr ID 011377M70 (motivi – në min e 57 largohet nga bankina për shkak të sjelljeve jo sportive ndaj gjyqtarëve në ndeshjen KF “Kika” – KF “Dukagjini”) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

6.Ndaj lojtarit të KF “Kika”, Atdhetar Latifaj me nr lic 34 dhe nr ID 005778M95 (motivi – pasi që ndëshkohet me kartonin e verdhë lojtari fillon të fyejë referin kryesor, i cili e ndëshkoi drejtpërdrejt me kartonin e kuq në ndeshjen KF “Kika” – KF “Dukagjini”) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

7.Ndaj KF “Vitia” (motivi-aktivizimi në lojë i lojtarit Yll Fazlija pa të drejtë loje, i cili ka pasur 4 kartonë të verdhë në ndeshjen KF “Vitia” – KF “2 Korriku”)

8.Ndaj kryetrajnerit të KF “Vitia”, Milaim Zuzaku me nr Id 002136M65 (motivi – aktivizimi në lojë të lojtarit, Yll Fazlija pa të drejtë loje i cili ka pasur 4 kartonë të verdhë në ndeshjen KF “Vitia” – KF “2 Korriku”)

9.Ndaj lojtarit të KF “Vitia”, Yll Fazlija me nr lic 10 dhe nr ID 009819M97 (motivi- aktivizimi në lojë pa të drejtë loje (me 4 kartonë të verdhë) në ndeshjen KF “Vitia” – KF “2 Korriku”) /Gazeta Alo