Fjalë Kyçe

Iniciohet procedurë disiplinore kundër Drenicës për dëmtimin e derës së zhveshtores në ‘Fadil Vokrri’

Iniciohet procedurë disiplinore kundër Drenicës për dëmtimin e derës së zhveshtores në ‘Fadil Vokrri’

Komisioni Disiplinor i FFK-së ka iniciuar procedur disiplinore ndaj KF Drenicës, për sjellje jo të mirë të lojtarëve të skuadrës nga Skënderaj.

Sipas raportit, skuadra e Drenicës ka dëmtuar derën e hyrjes në zhveshtoren e ekipit mysafir në ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen e zhvilluar ditën e premte, e cila u fitua 1:0 nga FC Prishtina, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i plotë i FFK-së

KF “DRENICA“ nga Skenderaj në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për sjellje të gabuara nga ana e lojtarëve të ekipit të tyre pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXVIII-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – DRENICA e zhvilluar me datë 04.07.2020 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; pas përfundimit të ndeshjes ekipi mysafir në shenjë revolte për humbjen e pësuar nga nikoqiri e dëmtojnë derën e hyrjes në zhveshtoren e ekipit mysafirë, ku njëherësh edhe ishin të akomoduar). Bazuar në nenin 97 dhe 98 të Rregullores disiplinore, KF “DRENICA“ nga Skenderaj për sjellje të gabuara

I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës . Kërkohet deklarata plotësuese nga KF “Drenica“ nga Skenderaj – nga zyrtari i klubit për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 09.07.2020 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).