Ministria e Drejtësisë ka inicuar procedurë disiplinore ndaj një përmbaruesi privat.
Këtë e ka bërë të ditur vet ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me anë të një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.
Ajo ka thënë se procedura është ngritur nën dyshimin për shkelje të ligjit gjatë ushtrimit të autorizimeve të tij.
“Do të jemi të pakompromis në vënien para përgjegjësisë të kujtdo i cili nuk vepron sipas përgjegjësisë. Me këtë rast e inkurajoj komisionin disiplinor që këtë rast ta trajtojë në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në postim.
Postimi i plotë i ministres Haxhiu:
Mbikëqyrja e punës së profesioneve të lira është jo vetëm përgjegjësi e Ministrisë së Drejtësisë, por edhe përkushtim i imi.
Sot kemi iniciuar procedurë disiplinore ndaj një përmbaruesi privat, me dyshim për shkelje të ligjit gjatë ushtrimit të autorizimeve të tij.
Do të jemi të pakompromis në vënien para përgjegjësisë të kujtdo i cili nuk vepron sipas përgjegjësisë. Me këtë rast e inkurajoj komisionin disiplinor që këtë rast ta trajtojë në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi.
Po ashtu i ftoj të gjithë qytetarët të cilët gjatë marrjes së shërbimeve nga ana e noterëve, përmbaruesve privat apo ndërmjetësuesve, hasin në ndonjë parregullësi apo shkelje ligjore, rastin ta paraqesin në Ministri të Drejtësisë.
Ligjshmëria, transparenca dhe llogaridhënia jo vetëm si nocione, por para së gjithash si parime do të jenë udhërrëfyes i punës sime dhe i Ministrisë së Drejtësisë.