Fjalë Kyçe

Insiston Guardiola: Nuk na mungon lideri

Insiston Guardiola: Nuk na mungon lideri

Katër humbje në nëntë ndeshjet e fundit të Manchester City kanë bërë që dyshime të bien mbi skuadrën kampione të Premierligës.

Pep Guardiola është i bindur se skuadrës së Manchester City nuk i mungon lidershipi në fushë.

“Kam shumë liderë, njerëz që bëjnë një hpa para kur situata është keq, por ajo duhet bërë në vazhdimësi” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Nëse një djalosh është i mbyllur, dhe luan me shumë karakter në fushë, por jashtë fushës është i heshtur dhe nuk flet shumë, nuk mund t’i them ‘duhet të flasësh’. Është diçka që vjen nga brenda” ka thënë ndër të tjerash Guardiola.

Skuadra e udhëhequr nga spanjolli kërkon me çdo kusht fitoren në ndeshjen që sot e luan kundër Arsenal.