Fjalë Kyçe

Inskenohet vjedhje në një pompë të benzinës në Vushtrri, vidhen qindra euro

Inskenohet vjedhje në një pompë të benzinës në Vushtrri, vidhen qindra euro

Raportohet se një punëtor i pikës së karburanteve në Vushtrri, përmes një  bashkëpunim me dy persona, kanë inskenuar rastin e sulmit ndaj një punëtori të pompës.

Nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë i janë grabitur një sasi e të hollave.

Është arritur identifikimi i të dyshuarve, ku është gjetur dhe konfiskuar 405 euro dhe një thikë, e përdorur në rast si dhe janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit  janë liruar në procedurë të rregullt.