Fjalë Kyçe

Inspektorati mbyllë ‘Viva Fresh Store’ në Kamenicë

Inspektorati mbyllë ‘Viva Fresh Store’ në Kamenicë

Supermarketi ‘Viva Fresh Store’ në Kamenicë është mbyllur pas një vendimit të Inspektoratit Komunal.

Inspektorati Komunal i Kamenicës ka mbyllur përkohësisht marketin pasi nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për mos mbajtjen e distancës sociale brenda marketit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës Qëndron Kastrati.

Postimi i plotë:

Për shkak të mosrespektimit të vendimit të qeverisë për mbajtjen e distancës sociale në markete, inspektorati komunal sot ka mbyllur përkohësisht “Viva Fresh Store”.

Tani asgjë nuk ka më shumë rëndësi se siguria e qytetarëve dhe kushdo që nuk zbaton këto vendime, do ndëshkohen konform rregullativës ligjore.