Fjalë Kyçe

Instituti Sizmologjik jep detaje për tërmetin që ndodhi dje në Kosovë, në cilin fshat ishte epiqendra

Instituti Sizmologjik jep detaje për tërmetin që ndodhi dje në Kosovë, në cilin fshat ishte epiqendra

Dje rreth orës 16.00 ka ndodhur një termet në Kosovë, ku epiqendra ka qenë në fshatin Bardhi i Madh, 10 kilometra në jug-perëndim të Prishtinës.

Këtë e ka konfirmuar për Metron edhe Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmologjik i Kosovës.

“Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 09/10/2020 n’ora 16:05 sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga një tërmet me magnitude 2.2 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV ballë të Merkalit. Thellësia hipoqendrore ishte 4 km. Epiqendra e këtij tërmeti ishte ne jug-perendim të Prishtinës, afër fshatit Bardhi i madh Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Regjionit te Prishtinës.”, ka thënë Mustafa për Metron.

Sipas tij nuk ka vend për shqetësime pasi që tërmeti ka qenë shumë i lehtë dhe tërmete të tilla nuk ka dëme.

Për tërmetin kanë informuar edhe institute të njohura botërore, si ajo e “EMSC”.

Ndërkohë një tërmet tjetër është ndjerë edhe mëngjesin e sotëm në Kosovë.