Fjalë Kyçe

Intelektualët godasin skuadren e Gjilanit

Intelektualët godasin skuadren e Gjilanit

Derbi i kësaj jave në Superligën e Kosovës ndërmjet Dritës dhe Gjilanit zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 13:30, shkruan GazetaAlo.

E para kësaj sfide tifozët e Dritës ‘Intelektualët” kanë dal me një njoftim interesant në faqen e tyre zyrtare.

Ky është njoftimi i tifo grupit nga Gjilani

Kampioni kunder klubit pa histori !

E shtunë ora 13:30 , kampioni aktual i Kosovës , klubi i vetëm në qytet , Drita jonë luan për të mposhtur një “klub” nga periferia e qytetit tonë.

Pra,të shtunën djemtë tanë në fushë dhe ne në tribina i tregojmë të gjithëve nga i bie kryeqyteti i futbollit. /GazetaAlo.