Tashmë është bërë e ditur se Mesut Ozil e do largimin nga Arsenali.
Unai Emery e ka lënë disa herë në stol Mesut Ozilin, andaj ky i fundit e dëshiron largimin në këtë afat.
Inter është i gatshëm që t’i marrë shërbimet e mesfushorit gjerman, por me një kusht, përcjell lajmi.net.
Skuadra italiane nuk pajtohet t’i ofrojë pagë të lartë Ozilit, andaj duhet të heq dorë nga 15 milionët që i kërkon.
Gjermanit i është ofruar 8 milionë euro pagë nga nerazurët, andaj marrëveshja mund të arrihet në këto dy ditë.