Inter dëshiron që të përforcohet akoma më shumë në mesfushë, teksa si objektiv ka mesfushorin e Real Madridit, Dani Ceballos.
Sipas gazetës italiane, SportMediaset, Interi ka identifikuar Ceballos si një objektiv transferimi.
25-vjeçari ka munguar në fillim të sezonit për shkak të lëndimit, por gjithashtu nuk pritet të luajë nën drejtimin e Carlo Ancelottit kur të kthehet në gjendje të plotë, kjo për shkak të shumë lojtarëve që kanë madrilenët në mesfushë.
Ceballos do të kërkojë një lëvizje që të ketë më shumë minuta, me Interin të gatshëm për të kërkuar shërbimet e tij.
Spanjolli u transferua te Real Madridi në vitin 2017 për 16 milionë euro.