Fjalë Kyçe

Inter interesohet për Luis Alberton

Inter interesohet për Luis Alberton

Inter ka identifikuar anësorin e Lazios, Luis Alberto si një objektiv transferimi – sipas Calcio Mercato.

Simeone Inzaghi drejtoi 29-vjeçarin në Stadio Olimpico dhe është i etur të organizojë një ribashkim në San Siro.

Interi mund të sjellë Alberton si zëvendësues për Hakan Calhanoglu, i cili ka pasur vështirësi që kur u bashkua me kampionët e Italisë nga Milani në verë.

Alberto ka zhvilluar 186 paraqitje me Lazion në total, ku ka shënuar 36 gola e ka regjistruar 52 asistime, sipas ‘Transfermarkt’.