Fjalë Kyçe

Inter, kampion me probleme të mëdha

Inter, kampion me probleme të mëdha

Interi arriti të fitojë titullin pas 11 vitesh në Itali.

Por, kjo nuk arriti ta ndihmojë që të shpëtojë skuadrën nga shpërbërja. Të paktën kështu shkruan ‘Gazzetta dello Sport’, që raporton se ka shumë shanse që të largohen lojtarë si Romelu Lukaku, Lautaro Martinez dhe Achraf Hakimi.

Kjo për shkak të kushteve të rënda ekonomike që ka krijuar pandemia.

Interi ka ndërruar për momentin edhe projektin, pasi nuk mund të shpenzojë shumë të mëdha parash në merkato dhe për më shumë, janë në negociata me lojtarët për uljen deri në 20% të rrogës për sezonin 2021/22.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, kjo është një arsye se përse Antonio Conte tashmë ka vendosur të mos vazhdojë me Interin dhe po tenton të realizojë ëndrrën, të bëhet trajner i Real Madridit. /