Interi po negocion me agjentin Mino Raiola për sulmuesin e Borussia Monchengladbach, Marcus Thuram, pretendon Sky Sport Italia.
24-vjeçari luan kryesisht në krahun e majtë të sulmit, por gjithashtu mund të luajë në qendër ose në të djathtë – andaj mund të jetë zëvendësuesi i Lukakut, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai realizoi 11 gola dhe 12 asistime për skuadrën e Bundesligës në 40 paraqitje sezonin e kaluar.
Inter po kërkon gjithashtu edhe sulmuesin e Atalantas, Duvan Zapata.