Fjalë Kyçe

Inter mposht Parmën me këtë rezultat

Inter mposht Parmën me këtë rezultat

Pas tri ndeshjeve pa fitore, Inter triumfon në udhëtim kundër Parmas

Inter ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në Serie A.

‘Zi kaltrit” triumfuan kundër skuadrës së Parmas, në udhëtim, me rezultatin minimal 0:1, shkruan lajmi.net.

Pas tri ndeshjeve pa fitore, skuadra e Spallettit arriti që të fitojë në xhiron e 23-të të kampionatit italian.

Golin e triumfit ndaj Parmas e shënoi Lautaro Martinez, kur po luhej minuta e 79’ e këtij takimi.

Inter shënoi edhe një gol paraprakisht, por ai gol iu mohua nga teknologjia VAR, që vendosi se ishte i pavlefshëm.

Me këtë fitore Inter ngritët në kuotën e 43 pikëve, dhe afrohet në 9 pikë me Napolin, që sot luajtën baras me Fiorentinën.