Interi ka vazhduar me fitore edhe në javën e gjashtë në Serie A, derisa e ka mposhtur Sampdorian me rezultat 1-3.
Golin e parë për Nerazzurët e realizoi Stefano Seni në minutën e 22-të, ndërsa Alexis Sanchez e dyfishoi epërsinë dy minuta më vonë nga asistimi i italianit.
Pjesa e parë përfundoi me epërsinë prej një goli të Interin, ndërsa në të dytën kiliani ishte tejet i pafat. Por, Nerazzurët arritën të këndellën shpejtë dhe thelluan epërsinë me anë të Roberto Gagliardinit që realizoi në minutën e 61-të.
Pas javës së gjashtë, Interi vazhdon të jetë lider me 18 pikë, të ndjekur nga Juventusi me 16, ndërsa në xhiron e shtatë do të përballen pikërisht me Zonjën e Vjetër për pozitën e parë.
https://www.youtube.com/watch?v=0FEmg37TLv8