Fjalë Kyçe

Interesim i madh i qytetarëve për testim

Interesim i madh i qytetarëve për testim

Një numër i madh i qytetarëve është duke pritur te tenda e testimeve në IKSHPK për t’u testuar për COVID-19.

Në fotografitë që vijnë nga atje, shihet një rend i gjatë i qytetarëve që po presin.

Ky interesim i madh për testim po vjen në kohën kur është rritur numri i rasteve me COVID-19 në vend.

Vetëm të martën me COVID-19 kanë rezultuar pozitivë 728 qytetarë. Ndërkaq numri i rasteve aktive në nivel vendi ka shkuar në 5118.