Fjalë Kyçe

Interesim i madh i tifozëve për t’u pajisur me bileta për ndeshjen Prishtina – Drita

Interesim i madh i tifozëve për t’u pajisur me bileta për ndeshjen Prishtina – Drita

Interesimi i qytetarëve për t’u pajisur me bileta për ndeshjen e sotme FC Prishtina – FC Drita duket të jetë mjaft i madh.

Biletat e ndeshjes derbi kanë dalë në shitje sot, në ditën e ndeshjes, ndërsa klubi kryeqytetas njofton se biletat po shiten në të gjitha hyrjet e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Ndeshja FC Prishtina – FC Drita zhvillohet nga ora 19:00, shkruan “Gazeta Express”.

Çmimet do të jenë simbolike për pjesën lindore të stadiumit (2 euro) kurse çmimet për perëndim janë 3 euro.

Tifozët mysafirë do të vendosen në pjesën veriore derisa çmimi i biletave në këtë sektor do jetë 2 euro.

Ndryshe, biletat për tribunën VIP kushtojnë 15 euro e në biletë janë të përfshira ushqimi dhe pijet.

Prishtinasit synojnë t’ia shkaktojnë Dritës humbjen e parë sezonale dhe të ngriten vetë në tabelën e Albi Mall Superligës së futbollit.

Nga ana tjetër, gjilanasit do të mundohen ta ruajnë serinë e pamposhtmërisë edhe në kryeqytet.

Kjo pa dyshim pritet të jetë një ndeshje spektakolare.