Pas katër ndeshjeve radhazi pa fitore (dy humbjeve e dy barazimeve), skuadra e Interit është rikthyer te fitorja në Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi fitoi bindshëm sonte ndaj Salernitanas, për t’u rikthyer sërish në pozitën e parë në tabelë.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Guiseppe Meazza”, ka përfunduar me rezultatin 5-0, shkruan express.
Lautaro Martinez shkëlqeu sonte duke shënuar het-trik. Argjentinasi realizoi në minutat 22, 40 dhe 56.
Edhe Edin Dzeko regjistroi një paraqitje të mirë sonte, duke shënuar dy golat tjerë për “Nerazzurrët”.
Sulmuesi boshnjak u shënua në listën e golashënuesve në minutat 65 dhe 69.
Interi pas kësaj fitore ka 58 pikë dhe është lider në Serie A, me një pikë më shumë se Napoli e Milani, që ndajnë pozitat dy dhe tre.
Kurse, Salernitana mbetet në pozitën e fundit (20) me 15 pikë.