Fjalë Kyçe

Interi do të largojë dy sulmues para se të nënshkruajnë me Dybalan

Interi do të largojë dy sulmues para se të nënshkruajnë me Dybalan

Paulo Dybala vazhdon të mbetet një objektiv i Interit, por ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare mes palëve.

Sulmuesi argjentinas u largua si futbollist i lirë nga Juventusi dhe tani po negocion me Interin për të nënshkruar një kontratë katër vjeçare.

Edhe pse negociatat janë stërgjatur, ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare, përkundër se dëshira ekziston nga të dyja palët për të zyrtarizuar bashkëpunimin.

Te Interi janë të bindur të nënshkruajnë me Dybalën, vetëm se kanë kërkuar 10 ditë kohë, pasi po vlerësojnë ofertat që janë duke ardhur në drejtim të Joaquin Correas dhe në të njëjtën kohë po negociojnë për ndërprerjen e kontratës me Alexis Sanchez.

Neroazzurët po kërkojnë një shumë rreth 25 milionë euro për ta lënë të lirë argjentinasin i cili kërkohet në Spanjë nga skuadra si Valencia e Atletico Madrid.

Në anën tjetër po negociohet ndërprerja e bashkëpunimit me Aleix Sanchez, me kilianin që fiton një pagë prej tetë milionë eurove në sezon.

Sipas mediave italiane, zyrtarizimi i Dybalas te Interi mund të ndodhë më së largu deri në javën e parë të muajit korrik.