Një tjetër pistë e nxehtë del në pah për merkaton italiane.
Siç raporton “The Sun” nga Anglia, është Interi i cili po përgatit një ofertë për anësorin e majtë të Manchester Unitedit, Eshli Jang.
Siç raporton tabloidi britanik, drejtuesit zikaltër po përgatisin një kontratë dy-vjeçare për Jangun, dhe përpiqen që ta marrin në një transferim me parametra zero. Deri më tani, “Djajtë e Kuq” nuk kanë arritur të rinovojnë kontratën me 33-vjeçarin, dhe ai tashmë është i lirë të flasë me klubet e tjera për një para-kontratë.
Edhe pse në një moshë të madhe, kontrata 2-vjeçare duket e mirë menduar nga drejtuesit e Interit, për sa i përket kohëzgjatjes, pasi Jang ka treguar një formë mjaft të mirë fizike. Këtë vit ai ka qenë një lojtar i rregullt në formacionin e Unitedit.