Fjalë Kyçe

Interi mposht në kohën shtesë Empolin e shqiptarëve

Interi mposht në kohën shtesë Empolin e shqiptarëve

Interi kalon turnin e Kupës së Italisë duke mundur 3/2 në kohën shtesë një Empoli tejet dinjitoz, ku protagonist ishin tre lojtarë shqiptarë.

Pasi fituan Superkupën ndaj Juventusit dhe janë në krye të Serisë A, zikaltërit shpresonin të vijonin rrugëtimin edhe në Kupën e Italisë, për të mbajtur gjallë shpresat e një Triplete italiane, por deri pak sekonda nga fundi kuqeziu Nedim Bajrami u tregua një pengesë tepër e vështirë për t’u kapërcyer.

Mesfushori i kombëtares shqiptare, i cili u aktivizua në pjesën e dytë kur rezultati ishte 1-0 për zikaltërit, shënoi golin e barazimit me një të majtë fantastike, ndërkohë që Cutrone përmbysi rezultatin, pasi goditja e tij me kokë goditi traversën dhe këmbën e portierit Radu, duke hyrë në rrjetë.

Kur gjithçka dukej e mbyllur me rezultatin surprizë, Ranochia shënoi një supergol me gjysmëroveshatë, duke dërguar ndeshjen në shtesë, përcjell a2cnn.

Në kohën shtesë, një gol i Stefano Sensi, që nesër pritet të transferohet te Sampdoria, i dha kampionëve të Italisë kualifikimin.

Duhet nënvizuar performance e bukur, përtej Bajramit, edhe të Kristjan Asllanit dhe Ardian Ismajlit.