Fjalë Kyçe

Interi ndalet me barazim edhe nga Fiorentina

Interi ndalet me barazim edhe nga Fiorentina

Interi ka regjistruar barazimin e dytë radhazi në Serie A, duke bërë kështu një tjetër gabim në rrugën për ta mbrojtur titullin e kampionit.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi nuk ka arritur më shumë se një pikë nga përballja me Fiorentinën, në kuadër të javës së 30-të në elitën e futbollit italian.

Ndeshja e zhvilluar në “Guiseppe Meazza” ka përfunduar me rezultatin 1:1, shkruan Express.

Lucas Torreira kaloi fillimisht mysafirët në epërsi në minutën e 50-të, teksa vendasit barazuan pas pesë minutave përmes Danzel Dumfries.

Interi pas këtij barazimi ka 60 pikë dhe renditet i treti në tabelë, me tri pikë më pak se lideri, Milani.

Kurse, Fiorentina me 47 pikë renditet e teta.