Fjalë Kyçe

Investitori arab do të investojë 2 miliard euro në Portin e Durrësit

Investitori arab do të investojë 2 miliard euro në Portin e Durrësit

Planet e kryeministrit Edi Rama për Portin e Durrësit kanë marrë një tjetër kthesë. Vetëm pak muaj nga nisja e bizesdimeve me sheikun arab, Gjeneral Majori Joseph Jarrard dhe Zëvendës Komandant i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë dhe Afrikë, ka zbarkuar në Durrës.

I ndodhur në Tiranë për përgatitjet e stërvitjes më të madhe të NATO-s, Defender Europe 21, në kuadër të së cilës pritet që të zbarkojnë gjashtë mijë trupa amerikanë në Shqipëri, Gjeneral Majori, ka kaluar edhe nga Durrësi.

Në postimin e bërë në Facebook, nga vetë ambasada amerikane ku shihen fotot e gjeneralit, Porti i Durrësit cilësohet si një nyje e rëndësishme logjistike për stërvitjen e ardhshme Defender Europe 21. Anijet ushtarake të logjistikës do të dorëzojnë pajisje luftarake për stërvitjen në Shqipëri

“Porti do të jetë një nyje e rëndësishme logjistike për stërvitjen e ardhshme Defender Europe 21. Anijet ushtarake të logjistikës do të dorëzojnë pajisje luftarake për stërvitjen në Shqipëri përmes Portit të Durrësit këtë verë. Kjo përforcon rëndësinë strategjike të gjeografisë së Shqipërisë për aleancën e NATO-s,”- shkruhet në postim.

Pikërisht kjo deklaratë, duket si një mesazh i përçuar për tek kryeministri Edi Rama, pas planeve që ai ka bërë publikisht për këtë port. Kreu i qeverisë ka nisur bisedimet për një marrëveshje me grupin Emaar, për kthimin e Portit të Durrësit në një port turistik me marina detare të përshtatura për jahte e terminal modern pasagjerësh. Ky investim për të cilin Rama ka nisur bisedimet ka vlerën e 2 miliardë eurove, por ‘mesazhi’ që vjen nga SHBA-ja, e kundërshton.