Hohamed Adawe nga Somalia, është inxhinieri i mekanikës, që në kushte shtëpie e krijoi një respirator, që t’ju ndihmojë të sëmurëve me coronavirus, që kanë probleme me frymëmarrje.
Iniciativa e 21-vjeçarit somalez, ka nisur pas kërkesës së madhe të autoriteteve shëndetësore, për këto pajisje, transmeton Telegrafi.
Si pasojë e mungesës së pajisjeve, në shumë klinika në Somali mjekët është dashur që të përdorin në mënyrë manuale pajisjet, që t’i ndihmojnë pacientët.
Në këtë formë, ata ishin shumë afër të sëmurëve, duke rrezikuar të marrin edhe vet infeksionin. “Kjo pajisje është për ata që kanë më së shumti nevojë, ndërsa nuk nevojitet që dikush t’ju qëndrojë pranë”, ka thënë Adawe.
Mekanizmi i thjeshtë të cilin e ka punuar ai, që e shtynë një balonë plastike në xjerrë ajër, është futur menjëherë në funksion dhe pritet që të ndërtohen edhe disa pajisje tjera të njejta për ata që janë në nevojë.