Gara për titullin e kampionit në Serie A viteve të fundit nuk ka qenë asnjëherë më interesant sesa këtë edicion.
Milan dhe Inter po garojnë për titullin e kampionit në Serie A, me vetëm një pikë që i ndan dy skuadrat në kreun e tabelës.
Trajneri i Inter, Simone Inzaghi nuk është dorëzuar. Ai beson se deri në fund gjithçka është e mundshme.
“Nuk mendoj se luan shumë rol kush luan i pari. Ka akoma nëntë pikë në lojë. Gjithçka është e mundur”, ka thënë Inzaghi, transmeton lajmi.net.
“Duam më shumë tituj. Mendoj se tifozët e shijuan këtë sezon, sidomos kur shohim se cilat ishin pritshmëritë”, shtoi trajneri.
Inter duhet të fitojnë të gjitha ndeshjet dhe të shpresojnë në një gabim të Milan në tri ndeshjet e fundit të sezonit.