Një burrit të cilit i ra iPhone 12 në një kanal në Gjermani, e rimori pajisjen me magnet të ngjitur në një linjë peshkimi.
Frederik Riedel, hyri në Twitter për të treguar historinë se si shoku i tij ia hodhi telefonin në një kanal të Berlinit.
Riedel tha se shoku i tij u përpoq të hynte në ujë, por ai nuk ishte në gjendje të gjente telefonin.
“Por ai gjeti një Nintendo Sëitch në vend të tij”, tha Riedel.
Riedel tha se ai dhe shoku i tij përfunduan duke ia bashkangjitur një magnet në fund të një linje peshkimi. Ai tha se unaza e MagSafe e kutisë së telefonit, një magnet i integruar i krijuar për të ndihmuar në karikim, ndihmoi linjën e peshkimit të gjente telefonin dhe ta nxirrte nga uji.
Riedel tha se telefoni ende punon, transmeton Klan Kosova.