Inspektorati i Policor i Kosovës nëpërmjet një komunikate për media ka konfirmuar se në rastin ku janë plagosur dy persona në fshatin Mramor të Prishtinës, është i përfshirë edhe një zyrtar policor.
Veçse në komunikatë nuk ceket nëse ai është i dyshuar apo edhe nëse është arrestuar.
IPK bën të ditur se është duke e hetuar rastin, përcjell Klankosova.
“Ju njoftojmë se IPK sot ka pranuar një informate nga Policia e Kosovës se në Fshatin Mramor ka pasur një incident ku janë përfshirë edhe armët e zjarrit ku është i perfshirë edhe një zyrtar policor. Hetuesit e IPK-së, konform madatit të IPK-së janë duke e hetuar këtë rast dhe do te ju njoftojmë me kohë lidhur me rrjedhën e ketyre hetimeve”.