Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e javës së 32 në IPKO Superligën e Kosovës, shkruan GazetaAlo.
Katër përballje tejet interesante janë duke u zhvilluar ditën e sotme.
Kryendeshja po luhet në Podujevë ndërmjet Llapit dhe Feeonikelit ku rezultati nga pjesa e parë është i barabart 1:1.
Rezultati i barabart është edhe në kryeqytet ku Prishtina po përballet me Trepçën ’89.
Këto janë rezultatet nga pjesa e parë.