Fjalë Kyçe

IPKO Superliga vjen me dy ndeshje tejet interesante

IPKO  Superliga vjen me dy ndeshje tejet interesante

Padyshim, kryendeshja e javës së 26 e IPKO Superliges do të luhet në kryeqytet ndërmjet Gjilanit dhe Dritës.

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të jetë arena ku ekipet nga Gjilani do të mundohen të dhurojnë spektakël. Spektakël pritet të ketë edhe në tribuna me të dy tifozeritë që kanë konfirmuar udhëtimin në mënyrë masovike.

Gjithsesi, interesimi për këtë sfidë që luhet prej orës 20:00 është tejet i madh.

Dueli tjetër i ditës është ai ndërmjet Ballkanit dhe Flamurtarit, dy skuadrave me nevojë jetike për pikë për t’iu shmangur zonës së barazhit.

Çdo pikë e fituar në këtë ballafaqim ka vlerë të madhe, andaj ekipet kanë bërë përgatitjet e duhura që të mos befasohen sot.

Kjo sfidë luhet prej orës 15:00.