Sot do të luhen dy ndeshjet e fundit në kuadër të xhiros së 27-të, në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Alo.
Drita në Gjilan e pret Drenicën e Tahir Lushtakut, ndërsa Flamurtari e pret Lirinë.
Këto dy super përballje pritet të jenë tejet interesante kur dim se pesha dhe rëndësia e pikëve të fituara është tejet e madhe.
Të dyja përballjet nisin nga ora 15:30. /Gazeta Alo.