Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, e cilëson provokim patrullimin e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës.Në intervistën dhënë RTK-së për herë të parë pas shërimit nga COVID-19, Isa Mustafa foli edhe për lëkundjet e koalicionit qeverisës e për procesin e dialogut.Mustafa e konsideron të nevojshëm që ligji për kategoritë e luftës të tërhiqet nga Kuvendi për rishqyrtim, ndërsa e fton PDK-në në dialog me Serbinë.
Në anën tjetër, partneri i LDK-së në qeveri, AAK, sot ka dalë zyrtarisht kundër vendimit të kryeministrit Avdullah Hoti, i cili ka caktuar Skender Hysenin koordinator për dialogun Kosovë – Serbi.